Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat tha se përveç fshatit Pezë ku janë disa shkolla që janë jashtë funksionale ka edhe shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër dhe në këtë mënyrë mësimi do fillojë më 9 dhjetor.
"Përveç fshatit Pezë, ku janë disa shkolla që janë jashtë funksionit. Ka shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër, kështu që nuk mund të fillojë mësimi nesër, por me 9 dhjetor. Kopshtet dhe çerdhet private, do të ketë vlerësim edhe në to, që të jemi të sigurtë. Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë të mos hapen as më 9 dhjetor, ne kemi një plan masash që t'i dërgojmë në shkollat pritëse. Në fshatrat rurale kemi siguruar edhe transport", tha Shahini.
Ministrja deklaroi më tej se në Durrës, Kurbin, Vorë dhe Tiranë mësimi do të nisë më date 9 dhjetor, e ndërsa në bashkitë e tjera më datë 5 (nesër)./Gazeta Liberale