Aktualitet

Mijëra viktima nga tërmeti në Turqi, ambasadori shqiptar tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

Shkruar nga Liberale
Mijëra viktima nga tërmeti në Turqi, ambasadori shqiptar tregon

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka folur për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë orët e para të mëngjesit, si dhe nëse ka shqiptarë të lënduar nga tragjedia.

Në një lidhje me "Euronews Albania", Robo tha se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë viktima shqiptarë.

“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën. Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqësues të qeverisë qendrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH