Aktualitet

Meta reagon për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Faslli Haliti

Shkruar nga Liberale
Meta reagon për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Faslli Haliti

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Faslli Haliti, i cili u shua në moshën 85 vjeçare ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se i ndjeri Faslli Haliti ishte “shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj”.

Teksa i shpreh ngushëllimet edhe familjes, Presidneti kujton edhe kohën kur Haliti ka qenë deputet i PS dhe kanë punuar sëbashku.

“Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve”, shkruan ndër të tjera Meta.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH