Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka “ardhur i katapultuar në politikë”, ndërsa për veten e tij tha se e "bën gjumin e qetë”.
“Unë gjumin e bëj shumë mirë se ditën e kam gjithmonë intensive gjumin e bëj shumë të qetë por këto sulme mua vetëm më nderojnë. Sulme dëshpërimi të gjithçka unë përfaqësoj në politike që ka të bëjë me atdhedashurinë e përpjekjet e mia për luftën time pa kompromis ndaj mafies vendase e ndërkombëtare që kërkon ta ktheje Shqipërinë në një parajsë të krimit të organizuar ndërkombëtar e të pastrimit të parave. Në këtë planet jam kaq i lumtur dhe i qetë që nuk kam bërë asnjë shkelje ligji e as nuk më ka shkuar në mendje të bëj një gjë të tillë. Rama që është nxitësi i këtyre sulmeve kurtheve palaçollëqeve do përgjigjet shumë shpejt në bazë të ligjeve që ka bërë vetë e firmave, nuk do lejoj falsifikimin e asnjë firme të Ramës”, tha Meta.