Aktualitet

Meta, pas takimit me Varhelyin: Do rikthej në Kuvend Kodin Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Meta, pas takimit me Varhelyin: Do rikthej në Kuvend Kodin Zgjedhor

Komisioneri i Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta në selinë e Presidencës.

Komisioneri shkruan në Twiter se ka diskutuar në lidhje me reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për rrugën e integrimit, si dhe ëshët diskutuar Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Pas tij ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili shkruan në Facebook se e ka informuar Komisionerin për rikthimin në Kuvend të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Reagimi i plotë

Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit.

E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.

25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH