Presidenti Ilir Meta tha sot se do i dërgojë ditën e nesërme qeverisë një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin e situatave të tilla.
“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”, tha Meta.