Aktualitet

Meta, mesazh prekës për mikun e tij që humbi jetën nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Meta, mesazh prekës për mikun e tij që humbi jetën nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale për mikun e tij që u nda nga jeta, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ndër të tjera, Meta iu bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti- Covid-19 pasi rreziku është ende prezent, ndërsa thekson se edhe institucionet duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Statusi:

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH