Aktualitet

Meta kujton Giovanni Falcone: "Kush hesht dhe ul kokën, vdes..."

Shkruar nga Liberale
Meta kujton Giovanni Falcone: "Kush hesht dhe ul kokën, vdes..."

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar gjykatësin Giovanni Falcone të vrarë nga mafia me mesazhet e atij vetë.

Meta shkruan se edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij.

Statusi i Ilir Metës:

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH