Aktualitet

Meta drekë pune me vendet e Grupit V-4: Periudhë me sfida të mëdha

Shkruar nga Liberale
Meta drekë pune me vendet e Grupit V-4: Periudhë me sfida të

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit Shqiptar ka shprehur besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën.

Mesazhi i Metës:

Kënaqësi të isha dje i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia. Përgëzova Ambasadorin e Çekisë për kryesimin me sukses të Grupit përgjatë një viti të vështirë.

Shpreha besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën. Frymëzuese motoja e Presidencës polake: “back on track”. Mjaft aktuale për të gjithë.

Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë?? në procesin e integrimit europian??. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3117632304949688/?type=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH