Presidenti Ilir Meta komentoi reagimin e rezervuar të ish-kryeministrit Sali Berisha sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat u dekretuan nga Presidenti.
“Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime, është e pranuar në mënyrë të menjëhershme” -theksoi Meta në intervistën për emisionin “Kjo javë”.
Po ashtu Meta tha se edhe zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është shumë e arsyeshme. "Shtyrja e re 30 ditore e gjendjes së fatkeqesisë natyrore do ishte shumë më e logjikshme dhe më e arsyeshme se gjatë saj do vlerësohej ecuria për të ardhmen. Në këtë drejtim me rëndësi të ndërtohet një rrugë më e qartë drejt rikthimit në normalitet e përshtatjes me këtë situatë pasi është e qartë se kjo do kërkojë kohën e saj”, tha Meta.