Sport

Messi shpallet “Lojtari më i mirë i huaj”

Shkruar nga Liberale
Messi shpallet “Lojtari më i mirë i huaj”

Pavarësisht se “aventura” e tij në Francë, me “gjigandët” e Paris Saint-Germain zgjati vetëm 2 sezone, “pleshti”, Lionel Messi sërish arriti të bëhet pjesë e “historisë” së francezëve dhe pas largimit të tij drej skuadrës nga MLS, Inter Miami.

Falë paraqitjeve të tij këtë sezon me PSG, në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1 ku arriti të regjitsrojë 16 goal dhe 16 asistime, në 32 përballje, kampionati ka vendosur t’i japë argjentinasit çmimin si “Lojtari më i mirë i huaj”.

Njoftimi erdhi në faqen zyrtare të kampionatit në rrjetet sociale, duket vlerësuar edhe një herë një lojtar që nuk arriti kurrë të “vlerësohej” nga tifozët e “gjigandëve” parizienë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH