Showbiz

Mesazhi që mbante varësja e Middleton në funeralin e Princ Fhilip

Shkruar nga Liberale
Mesazhi që mbante varësja e Middleton në funeralin e Princ Fhilip

Në funeralin e princit Philip, një vëmendje e veçantë iu kushtua veshjeve të anëtarëve të familjes mbretërore, ku duket se Kate Middleton mori të gjithë vëmendjen.

E gjitha me të zeza, nga këpucët te kapelja, dukesha u shfaq tejet elegante me një varëse me perla dhe diamantë dhe vathë me margaritarë, që i përkasin mbretëreshës Elisabeth.

Zgjedhja e bizhuterive, dërgoi një mesazh shumë specifik: një shenjë e afërsisë me Mbretëreshën Elizabeth dhe një haraç për Lady Diana.

Ky gjerdan ka një histori shumë të gjatë: Mbretëresha Elizabeth ia huazoi gjithashtu Lady Diana, në 1982 e cila e veshi atë në një banket të organizuar nga Mbretëresha Beatrix dhe Princi Claus i Hollandës në Hampton Court Palace, gjatë një vizite zyrtare nga mbretërit Hollandezë në Angli.

Perlat e Mbretëreshës i treguan të gjitha nostalgjitë e "Lilibet" - siç ishte nënshkruar në mesazhin e luleve që ajo vendosi në arkivolin e burrit të saj Philip. Tri radhë perlash që ajo i mbante shumë shpesh, pothuajse gjithmonë në vitet e fundit që e kishin afruar atë si në muajin e fundit të mjaltit me princin që kishte rënë në dashuri si adoleshente për të mos e lënë më kurrë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1193667,1193668,1193669,1193670,1193671,1193672"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH