Policia greke ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë një 38-vjeçare.
Sipas raportimeve shqiptari e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe. 39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij, por për në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.
Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.
45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.