Aktualitet

Mbytet një pushues nga Serbia në Durrës

Shkruar nga Liberale
Mbytet një pushues nga Serbia në Durrës

Një person është mbytur këtë të martë në Durrës, duke u larë në det.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Mësohet se personi i mbytur ishte një pushues nga Serbia, i cili është identifikuar si shtetasi M. S., 43 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH