Aktualitet

Mbyllet numërimi në Tiranë, votat që ka marrë secili prej 6 kandidatëve

Shkruar nga Liberale

Është mbyllur dhe procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë.

Sipas të dhënave të KQZ, Erion Veliaj ka fituar bindshëm në këtë garë. Pas numërimit të 941 kutive, kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Tiranës ka mbledhur 158668 vota, duke rikonfirmuar mandatin e tretë.

Pas tij vjen kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi, i cili ka marrë 100351 vota.

Në garën për Tiranën, qytetarët kanë renditur të tretin Arlind Qorin duke i besuar 13835 vota, ndërsa kandidati i PD zyrtare, Roland Bejko renditet pas tij me 12388.

Laila Pernaksa, kandidate e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota, ndërsa kandidati i Fronti i Majtë, Marko Dajti ka marrë 2807 vota.

Aktualisht vijon puna për numërimin e votave për këshillin bashkiak, të cilat duhet të përfundojnë brenda orës 16:00 të ditës së sotme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH