Aktualitet

Mbledhja e grupit parlamentar, Salianji kundër Alibeajt: Nuk na përfaqëson

Shkruar nga Liberale
Mbledhja e grupit parlamentar, Salianji kundër Alibeajt: Nuk na

Deputeti i Partisë Demokratike e cilësoi nul mbledhjen e kryesisë së PD nga Enkelejd Alibeaj. Ai tha se ka një nxitim për t’u ulur me Ramën dhe refuzim për të folur me njëri-tjetrin me qëllim bashkimin.

Më tej, Salianji theksoi se nga grupi tjetër i PD nuk po bëhet asnjë përpjekje për bashkim lidhur me çështjen e presidentit.

Deputeti i PD theksoi se përgjegjës për këtë përçarje janë njerëz që dorëhiqen dhe nuk pranojnë të heqin dorë, duke nënkuptuar ish-kryetarin Lulzim Basha.

“Po kërkohet mbledhje me nxitim e grupit parlamentar për të takuar Ramën. Presidenti i republikës është zgjedhur. Sot nga mazhoranca u tha qartë se nuk duan emër presidenti konsensual, por keqpërdorim i opozitës. Ky është kurth për të keqpërdorur deputetët e PD. Qëndrimi i dhënë nga Alibeaj është personal, nuk përfaqëson qëndrimin e grupit”, tha Salianji.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH