Aktualitet

Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga shtetësia

Shkruar nga Liberale
Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga shtetësia

Në tre vite, mbi 16 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme ku shumë kosovarë kanë emigruar.

Mësohet se vetëm gjatë 2019-ës, mbi 5.300 qytetarë, kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare. Një tjetër faktor është dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën, ndërsa pritjet për pajisje me viza vazhdojnë të jenë të gjata.

Rroksana Qarri, zyrtare për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregon për Radio Kosovën, numrin e atyre që gjatë tre vjetëve të fundit kanë kërkuar të lirohen nga shtetësia kosovare, transmeton klankosova.tv

“Gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5350 persona, zakonisht janë shqiptarë ata që lirohen nga shtetësia.  Gjatë vitit 2018 janë liruar 5463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5700 persona”, tha Qarri.

Sipat të dhënave, 16 mijë e 513 kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës në tre vite. Ky numër, nëse merret për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, është për 1,026 më i madh se numri i përgjithshëm i dy komunave të Kosovës, Hanit të Elezit, që në vitin 2011 kishte 9,403 banorë dhe Junikut, ku u regjistruan 6,084 shtetas.

Zëdhënësja Qarri tregon dhe arsyet kryesore që i shtyn qytetarët e Kosovës që të braktisin shtetësinë e tyre.

“Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikë se Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë te obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH