Aktualitet

Manovra me makinë në Astir, arrestohet grabitësi i supermarketit 

Shkruar nga Liberale
Manovra me makinë në Astir, arrestohet grabitësi i

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas informacionit se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme, forcat policore janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.

Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH