Aktualitet

Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 11 mijë vaksinime janë kryer sot

Shkruar nga Liberale
Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 11 mijë vaksinime janë kryer sot

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, sesa vaksinime janë kryer sot dhe sa gjatë gjithë fushatës së vaksinimit.

Manastirliu shprehet se sot janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërsa shton se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 664 mijë vaksinime.

“Vetëm sot në mbarë vendin janë kryer 11 121 vaksinime.

Ndërsa, nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria buzëqesh’ janë kryer 664 452 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH