Aktualitet

Manastirliu apel për qytetarët: Po përgatitemi për disa skenarë

Shkruar nga Liberale
Manastirliu apel për qytetarët: Po përgatitemi për disa

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Opinion” ka ritheksuar se nuk do të ketë rimbyllje apo kthim pas, por është e rëndësishme që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm.

“Ne do të shohim në mënyrë dinamike si do shkojë evolimi i epidemisë. Nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo kthimi pas. Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura”, tha Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se janë marrë masat për disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv, në dispozicion të pacientëve që trajtohen me COVID-19 janë 550 shtretër.

“Kemi disa skenarë gati për t’i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe COVID-19 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me COVID-19 ”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se përgjegjesia kryesore e strukturave shëndetësore është që personeli të jetë i mbrojtur, Manastirliu tha se infektimi i personelit shëndetësor është botëror, ka ndodhur në Itali, Spanjë, Gjermani, dhe kjo vjen pasi kontaktet janë më të mëdha pas lehtësimit të masave.

“Aktualisht 97% e akiviteteve janë të hapura, ka më shumë kontkt. Edhe në sistemin shëndetësor ndodh e njëjta gjë. Ne e rihapën sistemin shëndetësor dhe kontatet janë më të mëdha. Në spitale vijnë persona me shumë patologji, edhe raste të prekura. Detyra jonë është që përmes protokollove të izolojmë këto raste. Nuk është fenomen që ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur në Itali, në Spanjë, Gjermani. Janë fenomene të pashmangshme”, tha Manastirliu.

Manastirliu u bëri apel qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm, duke u shprehur se nëse duam ta mbajmë virusin nën kontroll duhet të kotrollojmë sjelljen individuale.

“Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura. Duhet ruajtur distancimi fizik, duhet ruajtur higjiena personale, duhen përdorur maskat aty ku nuk ruhet distancimi. Nëse duam ta mbajmë nën kontroll duhet të kontrollojmë sjelljen individuale”, apeloi Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH