Aktualitet

“Mami ka gjithë ditën në gjumë"/Tragjike në Greqi, gjendet e vdekur 38-vjeçarja. Ndodhej në shtëpi vetëm me fëmijën

Shkruar nga Liberale
“Mami ka gjithë ditën në gjumë"/Tragjike në

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Gruaja ishte në shtëpi me fëmijën e saj 4-vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke fëmija i ka thënë policisë se "mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë. Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe eksperti mjekësor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së nënës së re.

Nga informacionet e para thuhet se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH