Letërsi

"Maks Velo, personazh dhe autor", në coverin e Leteraturës

Shkruar nga Liberale
"Maks Velo, personazh dhe autor", në coverin e Leteraturës

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo javë i kushtohet Maks Velos i cili ndërroi jetë pak ditë më parë!

"Maks Velo, personazh dhe autor", është titulli në Coverin e suplementit.

Një shkrim me titullin "Rezistova sepse kam kaluar fëmijëri të lumtur", sjell bisedën e Maks Velos me studentët e UET-së.

Ky bashkëbisedim i Maks Velos me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, bëhet sot publik për herë të parë. Daton Korrik 2018, kur Velo ishte i ftuar nga UET në shkollën verore të organizuar në Korçë. Ai ndan me të rinjtë optikën e tij, ndërsa i përgjigjet interesimit të tyre mbi dilema egzistenciale dhe identitare, si rishtarë në kërkim të vetes, të ardhmes në Shqipëri, apo sfidave që i presin.

"Maks Velo, Gjithnjë mbetet diç e pambaruar...", një tjetër shkrim për Maks Velon, këtë herë nga Suadela Balliu.

"E mbajti larg vdekjen, përmes artit. Duke shkruar dhe pikturuar, pa harruar të jetë mendimtar i lirë dhe i vërtetë me veten. U nda nga jeta në moshën 85-vjeçare me  projekte të lëna në mes, një prej tyre romani që e përfundoi së shkruar në janar.

Nuk ka rëndësi sa gjatë jeton. Gjithnjë do të mbetet diç pambaruar. Maks Velon e takova paraditen e 11 marsit. I ulur në kafenenë e katit të gjashtë, në qendrën Toptani, i patrazuar nga ajo që kishte nisur ta trazonte edhe Tiranën, me rastet e para të virusit të ri, me një pirg gazetash pranë."

"Kur poetët e ngrenë shpirtin deri në qiell…", letërkëmbimi virtual i shkrimtarëve Rudolf Marku dhe Natasha Lako, shkrim me autore këtë të fundit.

"I gjatë ky falenderim, por i domosdoshëm. Më duket se erdhi momenti i një falenderimi përmbledhës për bashkëudhëtarin Vullnet Elbasani, që i propozoi i pari Rudolf Markut, të ftonte çdo ditë një autor shqiptar, të paraqiste 10 nga librat e një pëlqimi personal."

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në suplementin e së hënës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH