Aktualitet

Makina përfundon në kanal nga plumbat, dyshimet e para pas atentatit në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Makina përfundon në kanal nga plumbat, dyshimet e para pas atentatit

Një ngjarje e rëndë kriminale u ka marrë jetën dy personave në Vlorë nga një atentat i organizuar dhe një i tretë dyshohet se ka mbetur i plagosur. Atentati ka ndodhur në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Viktimat udhëtonin me një automjet kur janë ndjekur dhe në tentativë parakalimi janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë, në lëvizje. Për pasojë, mjeti i viktimave tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Identiteti i të vrarëve nuk dihet ende.

Nga hetimet e para dyshohet për një hasmëri të vjetër.

Forcat e policisë konstatuan brenda makinës trupat e pajetë të viktimave.

Mësohet se në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket atentatorëve. Nga hetimet e para dyshohet se tre ishin atentatorët, njëri prej të cilëve në timon, ndërsa dy të tjerët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Këta të fundit, pas vrasjes u larguan me shpejtësi dhe kanë djegur automjetin.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin. Për shkak të atentatit në autostradë, është krijuar radhë e gjatë automjetesh që shkojnë drejt qytetit bregdetar të Vlorës.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH