Magazinë

Taylor Swift pëson një incident në skenë! Ja çfarë ndodhi (Video)

Shkruar nga Liberale

Taylor Swift pëson një incident në skenë! Ja

Taylor Swift pati një incident të vogël me veshjen e saj në skenë.

Gjatë koncertit në Stokholm, teksa ishte gati të ulej në piano, këngëtarja u përball me një problem, të cilin ia doli ta zgjidhë menjëherë.

Swift kishte zgjedhur një fustan blu, i cili iu zhvesh teksa ajo këndonte, duke zbuluar ate që kishte veshur poshtë. Ylli kishte veshur një reçipeta ‘gold’ dhe pantallona të shkurtra, veshje që ajo zgjedh në paraqitjet e saj për të prezantuar “The Tortured Poets Department”.

Megjithatë, sapo fustani u hap, Taylor arriti ta rregullonte shpejt duke e lidhur përsëri.

Në një video që qarkullon në Twitter, ajo dëgjohet duke u thënë të pranishmëve: “Flisni me njëri-tjetrin”, për t’ua larguar vëmendjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH