Sport

VIDEO/ Ndërhyn sigurimi, Florian Marku përplaset me kundërshtarin gjatë peshimit

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Ndërhyn sigurimi, Florian Marku përplaset me kundërshtarin

Më 31 mars, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, do të zhvillohet dueli mes shqiptarit Florian Marku dhe britanikut Chris Kongo.

Në daljen e fundit zyrtare, atë zhvilluar pak minuta më parë, gjatë peshimeve zyrtare, dy boksierët janë përplasur mes tyre.
Si Marku ashtu edhe Kongo kanë kapur peshën e kërkuar dhe më pas kanë dalë “ballë për ballë”.

Në atë moment, të dy boksierët kanë nisur të shajnë e akuzojnë njëri-tjetrin, ndaj menjëherë në mes kanë ndërhyrë forcat e sigurisë. Pas disa sekondash, dy boksierët kanë përdorur edhe duart për të shtyrë njëri-tjetrin. Punonjësit e sigurisë dhe stafet përkatëse kanë ndarë dy boksierët, duke i larguar për të evituar që situata të rëndohet edhe më shumë.

Të shumtë fansat e Florian Marku gjatë peshimit, që e kanë mbështetur me flamuj kuqezinj atë.

“Mesazhi im është se të gjithë ata që nuk më respektojnë do ta paguajnë shtrenjtë këtë gjë. Edhe Kongo do ta paguajë ashtu si të gjithë rivalët e mëparshëm. Ai djalë nesër do të bjerë, pasi është një frikacak. Unë e dua boksin”, tha Florian Marku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH