Sport

VIDEO/ Luiz Ejlli ‘akuza’ të rënda Barcelonës për plagjiaturë: Ka kopjuar fanellën e Vllaznisë!

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Luiz Ejlli ‘akuza’ të rënda Barcelonës
Në Shkodër po pritet me mjaft entuziazëm gjysmëfinalja e “Final – Four”. Shumë shkodrqnë priten të “zbarkojnë” në kryeqytet në mbështetje të Vllaznisë, kun ë orën 20:00 në “Air Albania” do të duelojnë me Egnatian.

E sigurisht në një ditë kaq të veçantë dhe të rëndësishme për kuqeblutë nuk ka sit ë mungojë i “madhërishmi” Luis Ejlli. Këngëtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon që tifozët të jenë sa më të shumtë në mbështetje të lojtarëve.

Ndër të tjera thekson se fanella e Vllaznisë është më e bukura në botë dhe se skuadra e Barcelonës i ka “kopjuar”. Titulli mungon në shkodër prej 23 vitesh dhe pikërisht në këtë sezon janë më afër se kurrë për të ngritur lart trofeun, ndaj dhe Luizi bëhet bashkë me tgjithë shkodranët në mbështetje të Vllaznisë, që thekson se është djepi i futbollit.

Kujtojmë se Vllaznisë i duhet vetëm fitorja për të kaluar në finalen e 26 majit, pasi në rast barazimi do të skualifikoheshin nga gara, pasi rrogozhinasit kanë përfunduar të parët në klasifikimin e Superiores.

Videoja e postuar nga Luiz Ejlli ne rrjetet social

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH