Sport

Sherr masiv në kampionat, degjeneron në dhunë sfida mes Partizanit dhe Erzenit

Shkruar nga Liberale

Sherr masiv në kampionat, degjeneron në dhunë sfida mes

Ndeshja në kampionatin shqiptar U21 mes Erzenit dhe Partizanit, e luajtur ditën e martë në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, ka degjeneruar në dhunë.

Pas përfundimit të ndeshjes, e mbyllur në barazimin 2-2, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur me grushte. Sherri masiv përfshiu të dy skuadrat përkatëse.

Skenat ishin skandaloze dhe fusha u kthye në arenë boksi. Pritet që dy klubet U21 të marrin dënimin përkatës.


Si pasojë e këtij sherri, janë dëmtuar dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH