Claudio Ranieri mund të quhet trajneri më i ri i Romës. Drejtuesit e klubit verdhekuq kanë arritur marrëveshjen me teknikun italian, për ta rikthyer në stolin e kryeqytetasve për herë të tretë.
Ranieri do të pasojë në stol trajnerin Ivan Juric, i cili u shkarkua në fundjavë, për shkak të rezultateve negative të arritura.
Ranieri njoftoi në fund të sezonit të kaluar tërheqjen nga trajningu, por pavarësisht vendimit, tekniku 73-vjeçar do të firmosë kontratën deri më 30 Qershor 2025, ndërsa stërvitjen e parë do e zhvillojë këtë të enjte.
Gjithçka është mbyllur dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi i Romës, që do të vijë në orët e ardhshme.