Sport

Mposht Vllazninë, Dinamo ngjitet në vend të dytë

Shkruar nga Liberale

Mposht Vllazninë, Dinamo ngjitet në vend të dytë

Dinamo mposhti Vllazninë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligë. Ndeshja e dominura nga kryeqytetasit për shumicën e kohës, me shkodranët që reaguan vetëm në fund.

Zabërgja zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, ndërsa dy golat e portugezit Nani, në minutat 44 dhe 60, dërguan takimin në shifrat 3-0.

Vllaznia reagoi në fund, me dy golat të shpejtë, me Çobën në minutën e 87-të dhe Spahija në minutën e 89-të, por nuk mjaftuan për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë në renditje me 27 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH