Shqipëria do të sfidojë Anglinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit. Në prag të këtij takimi, mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Në ndeshjet e fundit me Rangers nuk keni pasur shumë minuta aktivizim, a jeni gati për duelin me Anglinë?
Është e vërtetë se me ndryshimet që u bënë në stol kam marrë më pak minuta. 6 muajt e parë e fillova mirë, por kjo është pjesë e futbollit. Jam gjithmonë gati, kam bërë nmaksimumin në çdo stërvitje me klubin tim.
Ku e ndjen veten më mirë Bajrami, në cilin rol? Ku ke mundësi më shumë për të luajtur?
Që ka trafik në futboll, kjo është normale. Konkurenca është e madhe, kështu që çdo futbollist jep maksimumin në stërvitje, pastaj trajneri do të vendosë. Unë jam gati të luaj ku të më vendosë Sylvinho.
4 vite më parë keni luajtur me Anglinë, çfarë do të jetë ndryshe këtë herë?
Ajo ndeshje me Anglinë ka kaluar, tashmë është një sfidë tjetër, e dimë se çfarë kundërshtari na pret. Sylvinho e di mirë këtë, ndaj po përgatitemi maksimalisht.
Eleminuat Mourinhon nga Liga e Europës, a ju ka motivuar ky fakt?
Besoj se po, ngaqë ishte një sukses i madh. Ku ka më mirë se të eliminosh Mourinhon dhe Fenerbahcen. Ky triumf na ka shtuar vetëbesimin, mjaft i karikuar kam ardhur edhe në komnëbtare.
Sa gati është Shqipëria për ta përballuar Anglinë?
Anglia luan shumë fort, të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojës jemi më shumë se kurrë gati.
Rekordi është rekord. Të shikojmë çfarë do të bëjmë me Anglinë. Të gjithë çunat janë gati për duelin në “Wembley”.
Çdo kompeticion është i ndryshëm, tashmë luajmë për kualifikueset e Botërorit. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq është analizuar, duhet të mësojmë për të ecur përpara.