Sport

EURO 2024/ Gjermania e kualifikuara e parë, mund Hungarinë (Golat)

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Gjermania e kualifikuara e parë, mund Hungarinë (Golat)
Gjermania arrin fitoren e dytë në grup, përballë Hungarisë, me rezultatin 2-0 duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit.

Ndeshja nisi me sulme nga të dyja skuadrat, por goli erdhi vetëm në minutën e 22’ nga Musiala, i cili gjeti dhe golin e dytë personal në këtë kompeticion.

Në pjesën e dytë ishte Gundogan, i cili dyfishoi shifrat për “Panzerat” dhe duke vulosur kështu kualifikimin.

Gjermania në ndeshjen e mbetur do të mendojë për takimin me Zvicrën, aty ku do tentojë të sigurojë dhe vendin e parë në grup.

Gjermani-Hungari 2:0
Musiala 22′, Gundogan 67′

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren e Gjermanisë!

67′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Gundogan merr një top në zonë dhe me të majtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

60′ Varga provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Sallai çon topin në rrjetë, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

44′ Musiala lëshon një predhë në hyrje të zonës, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

22′ GOOOL GJERMANIA 1-0/ Gundogan mban topin në këmbë dhe pason pë Musialan, me këtë të fundit që e çon në rrjetë. (VIDEO)

1’ Starton sfida në Shtutgart

Poll
SHQIPENGLISH