Sport

Caktohet gjyqtari, Angli - Shqipëri do gjykohet nga spanjolli Alejandro Hernandez

Shkruar nga Liberale
Caktohet gjyqtari, Angli - Shqipëri do gjykohet nga spanjolli Alejandro

Alejandro Hernandez do jetë arbitri i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë. Të premten në orën 20:45 dy skuadrat do përballen në "Wembley" të Londrës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Në ndeshjen debutuese për këtë kompeticion, UEFA ia ka besuar bilbilin spanjollit Alejandro Hernandez. Ndihmësa të tij do jenë Jose Naranjo, Diego Sanchez Rojo dhe Alejandor Ruiz. Në VAR do jetë Cesar Soto Grado, ndërsa ndihmës i tij Valentin Gomez.

Nuk rezulton që Alejandro Hernandez ta ketë drejtuar më parë kombëtaren tonë, teksa ka përvojë në drejtimin e Anglisë.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH