Shqipëria edhe pse realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, brenda 23 sekondave lojë, e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pas dy golave të Italisë që fitoi me rezultatin 2-1. Humbja e pësuar nga kampionia në fuqi e Europës në fuqo, Italia, u vendos brenda 15 minutave të para në “Signal Iduna Park”.
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas humbjes me Italinë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Gjimshiti ndër të tjera deklaroi pas ndeshjes: “Performanca ishte OK, por nuk ishte aq e mirë, sa e kemi dashur dhe përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë, mbërrinin shumë thjeshtë në zonën tonë. Nuk kemi shumë kohë, pas 4 ditësh luajmë kundër Kroacisë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’i marrim pikë."
"Momenti më i vështirë ishte kur pësuam gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate ishte që mbëtëm në lojë deri në fund, me pak fat mund edhe të barazonim. Duhet eksperiencë dhe punë. Nuk është e thjeshtë, kundër kombëtareve të mëdhaja që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit, sepse kështu ishte e thjeshtë për ata. Nuk punuam keq në mbrojtje, mungonin shumë faullat, të ndërprisnim rritmin e kundërshtarit. Kishim rritëm dhe vetbesim. Ajo është gjëra që duhet përmirësuar" tha kapiteni kuqezi.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Bajrami në sekondën e 23-të, ndërkohë që Bastoni dhe Barela shënuan për Italinë.
Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, Gjimshiti dhe Bajrami rezultojnë futbollistët me notën më të lartë, 7.
Ndërkohë në podium gjithashtu qëndron edhe Kristjan Asllani me 6.9. Ja të gjitha vlerësimet e kuqezinjve sipas “Sofa Score”: