Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, si rallë herë ka folur dhe rrëfyer detaje nga jeta personale dhe familjare.
E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Çunmulaj rrefeu për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian, duke ndarë detaje interesante për kulturën dhe vlerat që ata ndajnë.
Ndër të tjera ajo u pyet se përse ishte ndarë nga bashkëshorti i parë shqiptar, pas së cilit siç rrëfeu vetë u betua se nuk do të martohej më me një bashkëkombas.
"Në fillim gjithçka është lule, edhe gjithkush ka qejf me pas një grua të fortë pas vetes, një grua të mirë, një grua të shtëpisë, por sa fillon ajo grua të zhvillohet, atëherë i pengon dikujt. Në atë kohë, dikujt i ka penguar që unë kam nisur të zhvillohem dhe kështu kanë nisur problemet. Edhe unë kam ndenjur në familje për punë të babës dhe nënës në atë kohë, se nëna dhe baba nuk më linin as të shkoja të jetoja me dikë pa u martuar. Guximi ka ardhur kur u bëra e pavarur dhe munda t'i thoja nënës dhe babës që s'kam nevojë të rri me dikë me të cilin s'jam e kënaqur edhe nëse nuk më përkrahni ju vetë jam e rregulluar dhe do të vazhdoj jetën. Mendoj që gjëja më kryesore për emancipimin e gruas është punësimi i saj, a do bëhesh kasiere, a do bëhesh profesoreshë, a do punosh në bujqësi s'ka rëndësi, por puno. Ajo është liria jote. Pse të rrish me dikë nëse nuk të leverdis se sot ka ardhur kohë e ndryshme, s'je e dashuruar më, ti rritesh ndryshe nga partneri dhe do të ndahesh.
A nëse ke familje jam edhe me këtë, disa gjëra në jetë nuk do jenë si në fillim, lulëzimi, fluturat në bark etj, por duhet ta dish të paktën që nuk martohem për t'u ndarë. S'e Instagrami tashmë i ka bërë gjërat por edhe unë e Sam kemi diskutime, ama nuk mund të ndahesh se ke patur një diskutim", ka treguar Emina.