Showbiz

U përfol për ndarje nga Kreshniku, DAFINA Zeqiri iu përgjigjet kështu ndjekësve! (FOTO)

Shkruar nga Liberale

U përfol për ndarje nga Kreshniku, DAFINA Zeqiri iu përgjigjet

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë dy emra shumë të lakuar së fundmi në Kosovë.

Kjo pasi mediat atje kanë raportuar se këngëtarja po ndan rrugët me disa bashkëpunëtorë në jetën profesionale, por edhe në jetën personale, sipas tyre ka pasur trazira. Sipas mediave, të cilat janë shprehur me “burime të sigurta”, Dafina dhe Kreshniku janë duke përjetuar një krizë në martesën e tyre, pavarësisht se Dafina është në pritje të fëmijës së tyre të parë. 

Postimet e tyre në rrjetet sociale në të vërtetë tregojnë të kundërtën. Dafina ka ndarë një foto gjatë momentit kur Kreshniku i prek barkun kur bebi lëviz. 

Por gjithashtu Kreshniku ka ironizuar lajmet për krizë, përmes një video në makinë me Dafinën, ku shfaqen duke kënduar.

“Përshëndesim burimet e sigurta”, shkruan ai dhe kaq mjafton për të treguar se gjithçka ka qenë thashethem.

U përfol për ndarje nga Kreshniku, DAFINA Zeqiri iu përgjigjet

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH