Showbiz

“U ndava nga burri”/ Konkurrentja e "Ferma Vip" flet për historinë e saj: Kam eksperimentuar me lidhjet, tani kam jetën para

Shkruar nga Liberale

“U ndava nga burri”/ Konkurrentja e "Ferma Vip" flet

Konkurentja e ‘Ferma VIP’, Alba Pllozhani ka ndarë me fermerët e tjerë disa detaje nga jeta e saj personale.

Ajo është shprehur se para tri vitesh u divorcua nga bashkëshorti e më pas në një periudhë 2-3 vjeçare ka pasur eksperimente në lidhje.

“Një periudhë prej 2-3 vitesh i kam pasur eksperimente, sepse para 3 vitesh ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Kisha një lidhje shumë afatgjatë, isha në martesë dhe shkova në ndarje. Pas ndarjes qëndrova një periudhë kohe atje, për të stabilizuar pak veten.

Se po të merrja ndonjë vendim, mos ta merrja nga mërzia. E më vonë erdha në Tiranë, dhe kam jetën përpara. Jo vetëm karrierën, e synoj shumë edhe krijimin e familjes, por kur të vijë, kismet”, tha Alba.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH