Showbiz

Kush nga dy të tjerët, do të jenë në finalen e madhe e Big Brother VIP? Do të shkojnë ata që e meritojnë apo...!

Shkruar nga Liberale

Kush nga dy të tjerët, do të jenë në finalen e madhe e

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, që do të mbahet më 19 prill, do të ketë gjithsej katër finalistë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, gjatë transmetimit të fundit të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri.

Dy finalistët e parë, tashmë të konfirmuar nga publiku, janë aktori i njohur Laert Vasili dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi.

Ndërkohë, gjashtë banorët e mbetur në shtëpi – Danja, Jozi, Egli, Gerta, Gjesti dhe Loredana – janë të gjithë në nominim. Nga ky televotim i ri, vetëm dy prej tyre do të sigurojnë biletën e shumëpritur për të qenë pjesë e finales së madhe.

Emrat e dy finalistëve të fundit do të bëhen të ditur gjatë spektaklit të së shtunës, që pritet me interes të madh nga publiku. Ndërkohë qarkullojnë zëra se votat e publikut mund të manipulohen si në çdo garë tjetër. Megjithatë, se cili e meriton dhe se cili do të shkojë në finale, këtë e gjykon më mirë publiku.  

Gara po shkon drejt fundit me ritme të shpejta dhe atmosfera në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, teksa secili nga banorët ëndërron ta mbajë trofeun në dorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH