Showbiz

Shpallen finalistët e parë, Olta Gixhari ka dy fjalë për Gertën: Ylli i motrës...!

Shkruar nga Liberale

Shpallen finalistët e parë, Olta Gixhari ka dy fjalë për

Finalja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania po afrohet, me vetëm dhjetë ditë të mbetura deri në përfundimin e spektaklit.

Rozana Radi dhe Laert Vasili janë dy finalistët e parë tashmë të konfirmuar, ndërsa dy vende të tjera janë ende të hapura. Emrat e finalistëve të tjerë do të bëhen të ditur të shtunën, ku disa prej banorëve do të largohen nga gara.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, përkrahjet për banorët po shtohen dita-ditës në rrjete sociale nga miqtë dhe familjarët e tyre.

Një ndër mbështetjet më të fundit ka ardhur nga aktorja Olta Gixhari, e cila ka publikuar një mesazh për motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari, aktualisht pjesë e formatit.

Shpallen finalistët e parë, Olta Gixhari ka dy fjalë për

"Ylli motrës. Nuk heq dorë kollaj ti jo, kot e kanë" - ka shkruar Olta në InstaStory, duke treguar bindjen e saj se Gerta meriton të jetë finaliste.
Edhe pse ka qenë më e rezervuar në mbështetje publike, Olta ka zgjedhur këtë moment kyç për t’i qëndruar pranë motrës së saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH