Ish-konkurrentja e Big Brother Vip Albania, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit lajmin se këtë javë ka bërë dy aksidente me makinë.
Më tej ajo ka njoftuar se është mirë dhe se është frikësuar shumë, pasi kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe, teksa u kërkon drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Kete jave dhe un kam bere 2 aksidente . Cdo gje eshte shume mire shyqyr zotit, dhe makinen e mora sot nga servisi. Por…Psee more njerez nuk respektoni asnjë rregull sidomos ne rreth-rrotullim që jeni te gjithe ne gare kush makine e fut ‘turirin’ e para…Une u tremba shume te them te drejten dhe akoma se kam mar veten sepse ne te 2-ja aksidentet kisha dhe vajzen ne makine ….Ju lutem!!!!! Udhetoni me kujdes”- ka shkruar Mikela në InstaStory.