Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e Top Channel, u zhvillua “Post Big Brother VIP” me banorët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të paharrueshëm.
Ish-konkurrentët kanë ndarë përshtypjet e tyre për eksperiencën në reality show dhe jetën pas përfundimit të lojës.
Shumë prej tyre, ndanë me publikun edhe planet e tyre të ardhshme. Ndër to, Tiri zbuloi dhe bashkëpunimet që vijnë së shpejti.
“Kemi një këngë shumë të lezetshme me G-Banin. Pastaj kam këngë dhe bashkëpunime të tjera. Do të fokusohem kryesisht tek muzika këtë periudhë. Kam një bashkëpunim me Fifin, që me shumë mundësi do të jetë pas verës”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.