I ftuar së fundmi në emisionin “Trotuar”, menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ndau disa prapaskena interesante nga jeta e personazheve të njohur shqiptarë. Gjatë bisedës, ai përmendi se shumë artistë shfaqen të shoqëruar në evente dhe koncerte, pa preferuar të përmendë emra konkretë.
Megjithatë, një detaj nuk i shpëtoi, ai tregoi se gjatë një feste të organizuar nga Aurela Gaçe, kishte vënë re Xheneta Fetahun duke kaluar kohë në një tavolinë me Fation Kuqarin, në një nga club-et e Tiranës.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla nëse mes tyre ka diçka më shumë, Xheneta sqaroi se marrëdhënia e tyre është thjesht miqësore, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.