Showbiz

Elton Tozaj: Më mirë të jem fans i një artisteje si Rozana, se sa një njeriu pa shkollë si Gjesti

Shkruar nga Liberale

Elton Tozaj: Më mirë të jem fans i një artisteje si Rozana,

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?

Në daljet e tij televizive, por dhe në rrjete sociale, Eltoni ka shprehur hapur mendimin e tij për Rozana Radin, duke e komentuar se sipas tij ajo duhet ta fitojë BBV4. I pyetur nëse është një fans i Rozanës, ai u përgjigj…

"Jam shumë i lumtur që jam fans i një artisteje, i një gruaje që ka mbaruar Akademinë e Arteve. Jam shumë herë më i lumtur që jam fans i një artisteje/këngëtareje/regjisoreje/aktoreje e të gjitha këto që ka veçori, se sa të jem fans i ndonjë njeriu të pashkollë. Sepse nuk më përfaqëson. Unë jam fans i njerëzve që më përfaqësojnë. Jam shumë i lumtur që jam fans dhe mik i një njeriu të formuar", tha Tozaj.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH