Kristina Hamilton, 42 vjeçe, e diagnostikuar me scleroderma sistematike të përhapur – një sëmundje e rrallë autoimune që prek organet dhe lëkurën – kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj Chris Swanson më 6 prill në Cocoa, Florida.
Ceremonia u realizua falas falë organizatës jofitimprurëse Wish Upon a Wedding, me mbi 50 mijë dollarë shërbime dhe ndihma të dhuruara nga biznese të zonës.
Kristina dhe Chris u njohën në vitin 2023 përmes një aplikacioni takimesh dhe ndërtuan një lidhje të fortë që tejkaloi sfidat e përditshme të sëmundjes. “Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë një jetë të mbushur me dashuri, qëllim dhe forcë,” është shprehur çifti.
Dasma e tyre është një dëshmi e fuqisë së dashurisë, që nuk ndalet përballë asnjë vështirësie.