Showbiz

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye West: Jam NAZIST, e dua Hitlerin! Kam autoritet mbi gruan time!

Shkruar nga Liberale

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye

Reperi Kanye West ka ndezur një valë reagimesh së fundmi, pas një deklarate  që ka bërë në “X” ku shprehet se dëshiron të jetë një mashkull dominant dhe “e dashuron” figurën e Hitlerit.

Në mesditën e 7 shkurtit ai publikoi disa postime në të cilat e quan veten nazist teksa dhe deklaron se e dashuron  Hitlerin, për të cilin ai kishte shkruar disa kohë më parë.

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye

Me këtë deklaratë ai iu përgjigj komenteve të cilat prej ditësh thonin se shfaqja nudo e Bianka Cesorit në tapetin e kuq të “Grammy 2025”, ishte detyruar nga reperi.

Unë kam autoritet mbi gruan time. Këtu nuk ka vend për feminizëm. Ajo është një miliardere, pse duhet të dëgjojë ndonjë nga ju budallenjtë, pa para? Ata thonë se dalja në tapetin e kuq nuk ka qenë vendim i saj. Unë nuk po e detyroj të bëjë asgjë që ajo nuk dëshiron, por sigurisht që nuk mund ta bënte pa miratimin tim, ju budallenj të zgjuar. Unë i dua disa njerëz dhe u jap hirin tim,” shkruan reperi.

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye

Kthimi te antisemitizmi dhe sulmi ndaj komunitetit hebre

Reperi 47-vjeçar kishte qenë në qendër të kritikave në vitin 2022, kur u akuzua për komente antisemite, edhe pse në atë kohë kishte kërkuar falje publike, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend të ofendonte komunitetin hebre. Tani, ai duket se po e kthen krejtësisht qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të punojë më me hebrenjtë dhe se nuk do të kërkojë falje për pikëpamjet e tij, duke theksuar se ka të drejtë të thotë çfarë të dojë.

Kanye West anuloi faljen e tij të mëparshme, duke e bërë të qartë se nuk do të kërkojë më falje. Ai argumentoi se komuniteti hebre kontrollon narrativën dhe akuzoi hebrenjtë për promovimin e abortit në komunitetet zezake dhe latine. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti teoritë e konspiracionit ku deklaroi se nuk do të bashkëpunonte më me biznesmenë hebrenj dhe theksoi se e kishte menduar mirë këtë, duke këmbëngulur se nuk pendohej për deklaratat e tij.

Nga mbështetja për Diddy tek komentet  raciste

Fillimisht, West shkaktoi konfuzion tek fansat e tij duke i kërkuar ish-presidentit të SHBA Donald Trump të ndërhynte për të liruar Diddy-n , i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan me akuzën e trafikimit seksual, zhvatjes dhe prostitucionit të detyruar. Diddy, sipas Daily Mail, vlerësoi mbështetjen e reperit dhe e falënderoi atë.

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye

Më pas ai vazhdoi të bënte një sërë postimesh agresive, duke përdorur shprehje vulgare ndaj atyre që nuk janë dakord me të, ndërsa sulmonte personazhet publike dhe shprehte pikëpamje ekstreme për politikën, modën dhe shoqërinë. Ëest sulmoi mbështetësit e Kamala Harris, përdori sharje homofobike dhe deklaroi se kushdo që nuk pajtohej me të do të bllokohej menjëherë.

Sulm ndaj modës plus-size dhe referencë ndaj Adelës

Në shpërthimin e tij, reperi kritikoi praninë e modeleve plus-size në pasarela, duke pretenduar se ato promovojnë obezitetin. Ai ka përmendur edhe Adelën, duke thënë se ajo është nga të paktat që nuk përdoret për mesazhe politike, pasi ka talent të vërtetë.

U akuzua se detyroi partneren e tij të shfaqej n*do, SHPËRTHEN Kanye

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH