Showbiz

Triumfuan në Festivalin e Këngës në RTSH, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca rrëfejnë emocionet: Nuk e prisnim çmimin e madh!

Shkruar nga Liberale
Triumfuan në Festivalin e Këngës në RTSH, Beatriçe

Fituesit e Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, vokalistët e grupit “Shkodra Elektronike” me këngën e tyre “Zjerm” kanë rrëfyer emocionet e eventit të madh muzikor.

Teksa folën në emisionin “N’ Fest’ në RTSH1, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë shprehur se nuk e prisnin çmimin e madh që i dërgon ata të Eurovizion që do të mbahet në 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës.

Beatriçe Gjergji tha se nuk e kanë pritur gjithçka ndodhi në Festivalin e Këngës.

“Çfarë ka ndodhur mbrëmë në Festival ne nuk e kemi pritur. Reagimet që kemi pasur në javët që kanë kaluar, nuk i kam kuptuar tamam. E kam provuar me analizuar këtë gjë nuk e kam kuptuar tamam. Mendoj që ndoshta është melodia. Melodia u ka arritur njerëzve. Dhe gjëja e bukur është gjë nuk u ka arritur vetëm shqiptarëve, por edhe njerëzve jashtë vendit me komentet që kemi parë. Mendoj se melodia është universale dhe aty kemi pasur pak forcë”, u shpreh kënëgëtarja Gjergji.

Ndërsa këngëtari Kolë Laca tha se fitorja ndoshta qëndron te melodia dhe teksti që kanë pasur vlerën e tyre ndërsa theksoi se ata nuk e prisnin të merrnin as Çmimin e Kritikës që iu dha para se të rrëmbenin vendin e parë me 143 pikë, duke lënë pas Elvana Gjatën në vendin e dytë dhe Alis në vendin e tretë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH