Showbiz

Policia i ndërpret performancën "live" Ed Sheeran, çfarë ndodhi me këngëtarin?

Shkruar nga Liberale

Policia i ndërpret performancën "live" Ed Sheeran,

Një incident ka ndodhur me këngëtarin e famshëm Ed Sheeran gjatë një performance në Indi.

Sipas medieve të huaja, një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte.

Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, duke u dukur mjaft i mërzitur.

Një fans që shikonte performancën në rrugë u përpoq t’i shpjegonte oficerit të policisë se ai ishte këngëtari i famshëm britanik, por oficeri vazhdoi duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit.

“Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”, u shpreh artisti në një postim në Instagram.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH