Showbiz

“Pashkë në shtëpi!”/ Dua Lipa publikon FOTO me partnerin e saj për pushime në jug të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

“Pashkë në shtëpi!”/ Dua Lipa publikon FOTO me

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka surprizuar ndjekësit duke festuar Pashkët në atdhe. Artistja ka zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë relaksi në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

“Pashkë në shtëpi!”/ Dua Lipa publikon FOTO me

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Dua ka ndarë pamje nga pushimet në jug të vendit, ku shihet e qeshur, e relaksuar dhe duke shijuar detin dhe diellin shqiptar.

“Pashkë në shtëpi!”/ Dua Lipa publikon FOTO me

Në një prej fotove, ajo ka shkruar thjesht: “Pashkë në shtëpi!”, krahas imazheve me Turner dhe momenteve të saj personale në bikini.

Kujtojmë se romanca mes çiftit u konfirmua për publikun në fillim të këtij viti, dhe që prej asaj kohe, ata janë parë gjithnjë e më të lidhur. Këngëtarja shpeshherë i ka bërë dedikime të ndjera aktorit, si në ditëlindjen e tij, kur e quajti: “Personin tim të preferuar në botë”.

“Pashkë në shtëpi!”/ Dua Lipa publikon FOTO me

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH