Showbiz

Pas 197 ditësh, shpallet FITUESJA e "Grande Fratello Vip", në garë edhe Massimiliano Varrese, ish-partneri i Heidit

Shkruar nga Liberale

Pas 197 ditësh, shpallet FITUESJA e "Grande Fratello Vip",

Fituese e Grande Fratello në Itali u shpall Perla Vatiero. Pas 197 ditësh në shtëpinë e famshme dhe në njëvorbull emocionesh, vajza mundi Beatrice Luzzi në betejën për çmimin e madh. 

Në garë për ëndrrën e fitores ishin Beatrice Luzzi, Rosy Chin, Massimiliano Varrese, Simona Tagli, Perla Vatiero dhe Letizia Petris, fituese e televotimit kundër Greta Rossettit dhe Sergio D'Ottavi, protagonistë të televotimit.

Pra ky reality show u mbyll me një finale të dominuar nga vajzat ku në vend të dytë u rendit Beatrice, ndërsa Letizia zuri vendin e tretë.

Massimiliano Varrese, një personazh shumë i komentuar edhe në Shqipëri për raportin me Heidi Bacin, u rendit i katërti. Në natën magjike të finales nuk munguan surprizat dhe  emocionet për  banorët, si dhe spektatorët. "Vëllai i Madh" risolli disa video me momentet e tyre brenda qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother Vip".

 

 

 

 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH