Showbiz

"Nuk të lë njeri..."/ Einxhel Shkira ironizon moderatorët, ja si ia kthen ndjekësit

Shkruar nga Liberale

"Nuk të lë njeri..."/ Einxhel Shkira ironizon

Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e Big Brother Vip 1. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.

Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj. Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”.

“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram.

Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH