Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove dhe pamjeve ku duket dukshëm rënia e saj nga pesha.
Transformimi i saj fizik ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke nxitur një sërë komentesh dhe spekulimesh, veçanërisht për përdorimin e ilaçit Ozempic – i njohur vitet e fundit si mjet për humbje peshe në mesin e të famshmëve.
Një ndër fotot që bëri xhiron e rrjeteve ishte ajo ku Demi pozon para pasqyrës me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë që i zbulon barkun.
Të shumtë ishin ata që komentuan dukjen e saj, me disa që e quajtën “Mbretëresha Ozempic”, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për shëndetin e saj:
“Duket kaq e sëmurë… Kur i humbi këto kilogramë?”.
Megjithëse shumica e ndjekësve e komplimentuan për paraqitjen, kishte edhe nga ata që sugjeruan se transformimi i saj nuk është thjesht rezultat i stilit të jetesës.